Kriza, Greqia do te pershpejtoje reformat

12/12/2009 14:20

Ministri grek i Financave, George Papaconstantinu ka deklaruar se do te pershpejtoje hapat ne kryerjen e reformave per te rithemeluar ekonomine.

“Nuk mund te presim me, qeveria do te filloje bisedimet per nje sistem te ri fiskal javen e ardhshme”, ka pohuar Papaconstantinu.

Nderkohe, sipas mediave lokale, nje hetim mbi shpenzimet e te gjithe ministrave te qeverise do te nise vitin e ardhshem.

Top Channel