Shkup, Fuere, dreke pune me kreret politike

11/12/2009 12:00

Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Shkup, Ervan Fuere ka ftuar sot lideret e partive kryesore ne nje dreke pune per te vleresuar situaten e fundit politike ne Maqedoni.

Sipas njoftimeve te zyres se BE-se ne Shkup, ambasadori Fuere do te degjoje mendimet e perfaqesuesve te forcave politike, pas mosdhenies se dates per Maqedonine per fillimin e negociatave per anetaresimin e saj ne Bashkimin Evropian.

Pranine ne kete takim e ka konfirmuar kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti, kryetari i DR-se Imer Selmani dhe ai i Lidhjes Socialdemokrate, Branko Cervenkovski, nderkohe qe deri tani nuk jane prononcuar kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-se, Nikolla Gruevski dhe kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci.

Ne kete takim, ambasadori evropian do ta vere theksin tek porosia e Brukselit lidhur me zgjidhjen e kontestit te emrit midis Athines dhe Shkupit.

Top Channel