Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe partneret e tjere nderkombetare jane shprehur se koha ndaj Iranit eshte duke mbaruar dhe se ne rast se nuk arrihet nje marreveshje per programin berthamore, atehere Republika Islamike do te perballet me sanksione te ashpra vitin e ardhshem.
“Irani ne menyre te perseritur eshte duke shkelur rregullat nderkombetare, si me programin berthamor, ashtu edhe me tregtine e armeve me Sirine, e cila ndodhet nen embargo nderkombetare armesh. Nese Irani nuk bie dakort per programin e tij berthamor me ANEB-in brenda ketij viti atehere sanksione te fuqishme duhet te zbatohen kundrejt tij ne fillim te vitit te ardhshem’, ka deklaruar ambasadorja amerikane ne OKB, Susan Rice.
Nje deklarate pro sanksioneve te reja kunder Iranit, ne rast se nuk arrihet nje marreveshje mbi ceshtjen nukleare, ka perkrahur edhe Britania e Madhe dhe Franca, nderkohe qe sanksionet shtese jane kundershtuar prej Rusise.
Top Channel