Raundi i dyte, LDK leter ambasadave

11/12/2009 10:30

LDK iu ka kerkuar ambasadave te vendeve te BE ne Kosove qe te angazhohen per monitorimin e raundit te dyte te zgjedhjeve lokale.

Permes nje letre derguar perfaqesive diplomatike, LDK ka vleresuar se zgjedhjet e 15 nentorit ishin te rregullta, por ne disa vende pati probleme, te cilat mund te perseriten.

“Per kete arsye kerkojme nga ambasadat dhe misionet nderkombetare qe te na ndihmojne per te mbrojtur voten e qytetareve ne keto zona problematike”, thuhet ne letren e LDK-se.

Partia e presidentit Fatmir Sejdiu ka shprehur angazhimin e saj qe raundi i dyte i 13 dhjetorit te zhvillohet ne nje klime te qete.

Top Channel