Rama: Nuk terhiqemi

11/12/2009 15:40

Pas takimit  me kryeministrin Berisha, sekretari i Shtetit per Ceshtjet Europiane Pierre Lellouche eshte takuar me kreun e Partise Socialiste Edi Rama  ne zyren e tij ne bashki.

Per mese 40 minuta ata kane biseduar per krizen politike ne vend dhe konfliktin e ndezur ndermjet dy forcave me te medha politike.

Qellimi i takimit te Lellouche eshte nxitja e kompromisit mes pozites dhe opozites, por me sa la te kuptohet Edi Rama opozita  nuk do te terhiqet nga rruga qe ka zgjedhur.

“Ishte nje takim shume i kendshem dhe shume interesant ne te gjitha planet. Une dua te ve theksin ne faktin qe ne jemi shume te vetedijshem dhe shume te vendosur ne rrugen qe kemi zgjedhur. Kjo eshte rruga e vetmje per te garantuar liri dhe demokraci ne kete vend per te gjithe dhe jo per nje familje te vetme”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta