Qipro, vidhet trupi i ish-presidentit

11/12/2009 11:15

Nje grup hajdutesh kane vjedhur trupin e pajete te Tasos Papadopoulos, ish-president i Republikes se Qipros.

Trupi i Papadopoulos eshte nxjerre nga varri gjate oreve te nates, bejne te ditur autoritetet lokale.

Marios Garoyan, lider i qendres se djathte, denoi aktin, te cilin e cilesoi si nje “krim te urryer dhe te tmerrshem”.

Papadopoulos vdiq vitin e kaluar ne moshen 74 vjecare per shkak te kancerit. Vjedhja e trupit te tij nga varrezat e fshatit Deftera u zbulua nje dite para pervjetorit te vdekjes se tij.

Arsyet e grabitjes mbeten ende te paqarta, deklarojne hetuesit. Nje veteran i politikes greko-qipriote, Papadopoulos u be president ne vitin 2003, por nuk pati mundesi te fitonte mandatin e dyte ne vitin 2008.

Ai u mund nga Demetris Christofias, nje ish-partner i koalicionit te tij. Nje nga angazhimet kryesore te tij ishte te mbikeqyrte anetaresimin e Republikes se Qipros ne Bashkimin Evropian ne vitin 2004.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA