Qeveria kerkon 45 miliarde leke borxhe

11/12/2009 08:35

Ministria e Financave ka porositur Banken e Shqiperise te emetoje 45 miliarde leke bono thesari dhe obligacione ne leke ne tri ankande gjate ketij muaji, nje shifer kjo shume e madhe.

Shuma eshte e barasvlefshme me rreth 330 milione euro. Njeri prej ankandeve te bonove u krye me 3 dhjetor kur u emetuan 10.5 miliarde leke borxh, ndersa me 17 pritet te emetohen 16.8 miliarde leke te tjera.

Ne diten e fundit te vitit, me 31 dhjetor, do te emetohet pjesa e fundit prej 17.6 miliarde lekeve. Me shume se gjysma e parave te emetuara do te perbehet nga maturime te borxhit qe eshte blere me pare nga Banka e Shqiperise.

Qe nga fillimi i vitit, qeveria ka emetuar 415 miliarde leke bono dhe obligacione. Emetimi i shumave te medha te borxhit gjate muajit dhjetor eshte nje fenomen i perseritur gjate te gjitha viteve te fundit dhe shkaktohet nga deshira e qeverise per te shlyer te gjitha faturat e ketij viti para se ligji i buxhetit 2009 te humbase fuqine ligjore.

Mendohej se per shkak te perqendrimit te pjeses me te madhe te shpenzimeve te buxhetit te shtetit gjate pjeses se pare te vitit, kerkesa e qeverise per borxh do te pakesohej, gje qe nuk ndodhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA