Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Kur partizanet me merite po fitonin luften dhe po projektonin clirimin e Tiranes dhe te krejt Shqiperise, komunistet, frymezuesit politike te luftes antifashiste, po projektonin ardhjen e tyre ne pushtet.
Nga 28 tetori deri me 16 nentor 1944, per pak me shume se dy jave, komunistet likuiduan 37 intelektuale te Tiranes, thjesht per shkak te besimit te tyre ne idete demokratike te zhvillimit te Shqiperise se pasluftes.
Pikerisht kjo gje theksohet ne motivacionin e “Urdherit te Nderit te Kombit”, qe kreu i shtetit u akordoi atyre pas vdekjes. Nje vendim i marre pas propozimit te Shoqates Mbarekombetare te te Perndjekurve dhe te Persekutuarve dhe Qendres se Rehabilitimit te Viktimave dhe te Torturave.
Urdheri “Nderi i Kombit” eshte nga me te lartet qe jepen ne Republiken e Shqiperise, i cili ne nje fare menyre ve ne vend nderin e 37 intelektualeve te kryeqytetit.
Presidenti i Republikes, ai vete nip i nje te perdjekuri qe per nje kohe te gjate ka qene ne burgjet e komunizmit, nuk le rast pa shprehur ndjeshmerine e tij ndaj kesaj shtrese. Me familjaret e 37 intelektualeve te masakres se terrorit komunist, ai u shpreh se perulej ne shenje respekti perpara kujtimit te tyre. Bahri Liku, biri i nje prej viktimave, shprehu mirenjohjen ndaj Presidentit te Republikes duke e pershendetur ne emer te familjareve.
Top Channel