Viti 2009 do te cilesohet si i suksesshem per sherbimin shendetesor. Merite te veçante do te kene edhe mjeket e kardiologjise, jo vetem per mundin dhe energjite e shpenzuara çdo dite ne krye te detyres, por edhe per risite qe kane sjelle ne sherbimin shendetesor shqiptar ne vitin 2009.
Veç dy operacioneve te veshtira realizuar ne 6-mujorin e pare, pak kohe me pare sherbimi i hemodinamikes ka realizuar nje nderhyrje te rralle.
Nje pacient rreth 65 vjeç, i cili ka kryer nderhyrje invazive, koronarografi, si dhe operacionin by pass, eshte ne gjendje te mire shendetesore vetem per fat te nje tjeter nderhyrjeje qe ka kryer.
Behet fjale per nje pajisje elektrike, e cila mban ne kontroll rrahjet e zemres. Aparatura ICD (implantable cardioverter-defibrillator), nje defribilator i implementuar ne zemer i eshte vendosur pacientit nga Tirana nga grupi i mjekeve, te cilet kane kryer nderhyrjen.
Top Channel