Kriza, Topi-Rama koke me koke

11/12/2009 14:55

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama i kerkoi presidentit te Republikes Bamir Topi te nderhyje ne kete situate krize qe ka cuar sipas tij ne renien e shtetit te se drejtes.(UPDATE)

Pas takimit ne Presidence, i cili ka zgjatur rreth 30 minuta lideri i opozites theksoi se ne situaten aktuale te kolapsit ligjor dhe institucional presidenti luan nje rol kyc per te garantuar dhe mos lejuar thellimin e metejshem te krizes.

“Informova presidentin per shqetesimin e thelle te opozites ne emer te te gjithe popullit opozitar, ne kushtet kur vendi gjendet ne nje krize te thelle te demokracise dhe institucioneve. Ilustrova me shembuj dhe faktore konkrete te gjithe sa ndodh dhe kerkova nga garanti i Kushtetutes qe te garantoje liri dhe te drejta kushtetuese, duke luajtur rolin qe i takon”, u shpreh Rama.

Ne njoftimin zyrtar ne faqen e Presidences behet e ditur se kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i ka shprehur shqetesimin kreut te shtetit per gjendjen aktuale te institucioneve te drejtesise dhe zhvillimet me te fundit ne vend.

Ne nje njoftim zyrtar te presidences thuhet se presidenti Topi ka siguruar kreun e opozites Rama se do te vazhdoje te luaj rolin e tij si garant i kushtetutes dhe i ligjit ne funksion te rritjes te standarteve te institucioneve te drejtesise, profesionalizmit dhe efektshmerise, ndershmerise dhe paanesise se gjyqtareve, dhe se do te vazhdoje te punoje per konsolidimin e pavaresise se ketyre institucioneve te shtetit te se drejtes.

Top Channel