Ne diten e fundit te fushates, Lidhja Demokratike e Kosoves shfaqet e percare persa i perket koalicionit me AAK-ne ne nje prej komunave ku zhvillohet dhe nje nder garat me te forta te raundit te dyte: ne Suhareke.

Ceremonia per lidhjen e aleances mes AAK-se dhe LDK-se ne Suhareke ishte anuluar ne fillim te javes, per arsye qe jozyrtarisht u paraqiten si qejfmbetje ne LDK, parti ku deri pak muaj me pare aderonte edhe kandidati i AAK-se Kuci.

Madje publikisht, rivali i tij ne raundin e pare, pra kandidati i LDK-se, Sali Asllanaj eshte shprehur se nuk i duhej ofruar mbeshtetje Kucit sepse ai ishte larguar nga kjo parti me vullnetin e tij.

Por Aleanca per Ardhmerine e Kosoves konfirmon se disa anetare te kryesise se LDK-se ne Suhareke i kane dhene mbeshtetje kandidatit Kuci, pasi sic thone ata, ish-kandidati i tyre njeheresh kryetar i kryesise se deges se LDK-se ne Suhareke, Sali Asllanaj po mbeshtet haptas kandidatin e PDK-se Rame Vataj, duke kundershtuar sipas tyre udhezimet e selise se LDK-se ne Prishtine.

Nga ana tjeter gjate fushates per raundin e dyte LDK-ja ka kerkuar nga elektorati i saj qe ta mbeshtese AAK-ne ne Vushtrri, Kline e Kacanik ku perballja eshte me PDK-ne.

Ne te njejten menyre veproi edhe AAK-ja ne komunat ku LDK-ja perballet me PDK-ne, duke i ofruar mbeshtetje ne Prizren, Gjilan, Lipjan, Rahovec, Dragash, Kamenice dhe Obiliq.

Top Channel