Kryeministri britanik Gordon Brown dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy kane deklaruar ne nje konference per shtyp se vendet e tyre do te kontribuojne me 1.7 bilione euro ne tre vitet e ardhshme per te parandaluar ndryshimet e klimes.
Brown tha se ai beson se BE do ta kaperceje objektivin e tij prej 6 bilione eurosh deri ne vitin 2012.
Deklarata e dy lidereve erdhi pas nje nate te gjate bisedimesh te zhvilluara mes perfaqesuesve te 27 vendeve anetare. Gjithesesi, mbetet ende e paqarte se sa do te jete kontributi i vendeve te tjera.
Shuma ne fjale do te shihet si nje “fillim i shpejte” i kontributit per vendet e varfera, ne menyre qe ato te parandalojne ngritjen e nivelit te detit dhe pasojat e tjera qe vijne nga ndryshimet e klimes mes viteve 2010 dhe 2012.
Top Channel