Itali, pranga korrierit shqiptar te droges
11/12/2009 12:30
Agjentet e guardia di finanza ne qytetin e Peruxhias, ne Itali kane arrestuar nje shtetas shqiptar qe po transportonte nje sasi lende narkotike.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave 24 vjecari shqiptar, emri i te cilit nuk behet i ditur, u prangos gjate nje kontrolli rutine, permes te cilit ne makinen e tij u zbuluan 2 kilograme e 718 grame droge e tipit kokaine.
Sipas burimeve, korrieri ishte nisur nga rajoni i Emilia Romanjes dhe agjentet po hetojne per te zbuluar destinacionin e tij.
Top Channel