Franca ka deklaruar se OKB nuk ka me arsye per te konsideruar opsionin e aplikimit te sanksioneve ndaj Iranit, nese ky i fundit nuk iu pergjigjet shqetesimeve mbi programin e tij berthamor.
“Nese Irani vazhdon te injoroje kerkesat tona, ne duhet te marrim te gjitha masat e nevojshme dhe te levizim drejt sanksioneve”, ka deklaruar ambasadori francez, Gerard Araud.
Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates deklaron se pret qe Irani te perballet se shpejti me “sanksione domethenese”. Gates i ka bere deklaratat e tij gjate nje udhetimi ne veri te Irakut.
Irani aktualisht eshte subjekt i sanksioneve te OKB-se per programin e tij berthamor, te cilin Perendimi dyshon se Teherani do ta perdore per qellime ushtarake.
Top Channel