Nje sipermarrje e perbashket mes kompanise britanike “Shell” dhe asaj malajziane “Petronas” ka fituar te drejten per te zhvilluar terrenin gjigand te naftes ne Irak, Majnon.
Nderkohe, 44 kompani te tjera po luftojne per te marre nen kontroll 10 fusha te tjera, ne ankandin e dyte me te madh qe nga pushtimi ne vitin 2003.
“Shell” dhe “Petronas” munden konsorciumin rival te perbere nga francezja “Total” dhe kinezja “CNPC”.
Majnon eshte nje fushe jashtezakonisht e madhe nafte me rezerva qe shkojne deri ne 13 bilione fuci, nderkohe qe aktualisht prodhon vetem 46 mije fuci ne dite.
Dy kompanite fituese jane zotuar se do ta rrisin prodhimin ne 1.8 milione barrila ne dite, duke marre nje shume prej 1.39 dollaresh per fuci.
Top Channel