Tre persona kane humbur jeten ne Greqi per shkak te reshjeve te dendura te shiut qe kane shkaktuar permbytje masive.

Lajmin e bejne te ditur agjencite greke, sipas te cilave nje bari humbi jeten pasi u perfshi nga ujerat e nje lumi qe kishte dale nga shtrati ne qytetin e Volos.

Sipas burimeve, bashke me bariun humbi jeten edhe vellai i tij, i cili kishte tentuar ta shpetonte.

Nderkohe, shtojne me tej burimet, ne nje zone tjeter te shtetit helen u gjet trupi i pajete i nje fshatari.

Top Channel