Greqi, javen e ardhshme plani per deficitin

11/12/2009 13:15

Plani shteteror per shkurtimin e deficitit publik do te paraqitet nga kryeministri grek Jorgos Papandreu javen e ardhshme, pas takimit me sindikatat.

Lajmin e ben te ditur nje eksponent i qeverise qe preferon te ruaje anonimatin. “Kryeministri do te paraqese nje plan stabiliteti dhe rritjeje te ekonomise me angazhime konkrete pasi te jete takuar me shtresat sociale diten e hene”, ka deklaruar burimi.

Vete Papandreu kishte bere te ditur me pare se synon ta reduktoje deficitin nen kuoten 3 perqind te GDP-se brenda kater vjeteve.

Top Channel