Venezuela dhe Vietnami kane deshmuar ne mbeshtetje te Serbise ne seancen e sotme te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, duke mbyllur dhe procesin degjimor mbi legjitimitetin e pavaresise se Kosoves.

Dy vendet jane shprehur se me shpalljen e pavaresise Kosova ka shkelur rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit dhe rrjedhimisht edhe sovranitetin territorial te Serbise.

Sipas tyre, e drejta per vetevendosje mund te zbatohet vetem ne rastet e kolonive, ndersa Kosova nuk e e gezon ate.

Me keto dy deshmi eshte mbyllur edhe procesi ne GJND, gjyqtaret e te ciles do te japin praneveren e ardhshme mendimin keshilldhenes mbi pavaresine e Kosoves.

Top Channel