Perfundon sot ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise procesi i seancave degjimore mbi ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves.

Pritet qe ne seancen e sotme te deshmojne Venezuela dhe Bolivia, te cilat do te mbajne anen e Serbise.

Pas ketyre deshmive i mbetet Gjykates qe ne pranvere te vitit te ardhshem te jape mendimin keshilldhenes mbi pavaresine e Kosoves.

Deri tani, nga vendet e paraqitura ne seancat degjimore 14 kane mbeshtetur shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe 10 kane mbrojtur qendrimin e Serbise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA