Europol, “tajfun” kunder pedofilise

11/12/2009 02:20

Europoli arrestoi 115 persona te dyshuar per abuzime seksuale ndaj femijeve ne 18 vende te Bashkimit Europian dhe Kanada.

Operacioni “Tajfun”, qe nisi para 2 vjetesh tashme mund te quhet i perfunduar. Te dyshuarit jane te profesioneve te ndryshme dhe disa prej tyre mesues apo kujdestare, ne kontakt te afert me femijet.

Pese femije nga mosha 4 deri ne 12 vjec u identifikuan si viktima te krimeve seksuale.

Europol shpjegoi se hetimi u drejtua nga sherbimi sekret i krimeve ne Austri, i cili zbuloi nje program kompjuterik qe perdorej nga keqberesit per te shperndare materiale te paligjshme ne internet.

Gjithsej u zbuluan 221 te dyshuar, nga te cilet ne pranga perfunduan 115 prej tyre. Ata u arrestuan gjate kontrolleve ne shtepi ne vende si Austri, Belgjike, Bullgari, Britani, Danimarke, Kanada, France, Hungari, Spanje, Zvicer, Hollande e ne disa vende te tjera.

Europol deri me tani, ka perkrahur 23 operacione nderkombetare e cilat kane cuar ne identifikimin e 1600 abuzuesve dhe kane ndihmuar ne shpetimin e shume prej viktimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA