Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci e ka vleresuar me nota pozitive ecurine e procesit te pavaresise se Kosoves ne gjykaten e Hages.

Duke folur ne mbledhjen e qeverise, Thaci ka deklaruar se argumentet e paraqitura nga partneret nderkombetare do te provojne legjitimitetin e pavaresise.

“Procesi ne GJND eshte nje rast i mire qe edhe njehere ne nje forum te larte nderkombetar te prezantohen argumentet e shtetesise se Kosoves dhe kauza e drejte e qytetareve te saj per nje vend te pavarur dhe demokratik”, ka pohuar Thaci.

Duke shprehur bindjen se mendimi i Gjykates do te jete pozitiv, Thaci ka theksuar se ai do te ndikoje tek vendet e tjera qe te njohin Kosoven.

Top Channel