Kryeministri Hashim Thaci vleresoi shume te rendesishme miratimin e strategjise se zgjerimit te rekomanduar nga Komisioni Evropian. Sipas tij, kjo strategji e ofron edhe me shume Kosoven me Unionin dhe njekohesisht dhe hap dyert per liberalizimin e vizave edhe per Kosoven.

Thaci tha se Kosova tashme ka filluar te permbushe standardet per te hyre ne procesin e liberalizmit te vizave dhe kosovaret, sipas tij, do jene pjese e barabarte e qytetareve te Evropes.

“Keto dite u moren vendime te rendesishme edhe ne Bruksel. Vendimi i Keshillit te Bashkimit Evropian qe te aprovoje strategjine e zgjerimit te aprovuar nga Komisioni Evropian eshte nje vendim historik qe perfundimisht konfirmon fillimin nje epoke te re per Kosoven, ne lidhje me procesin e integrimit te Kosoves ne strukturat evropiane”, tha Thaci.

Top Channel