Shpallet konkursi “personaliteti i vitit”

10/12/2009 21:05

Bashkia e Tiranes ka celur konkursin per 10 personalitet e vitit. Te gjithe qytetaret e Tiranes jane te ftuar te votojne per te zgjedhur ata qe mendojne se kane perfaqesuar dhe kane dhene me shume kontribut per kryeqytetin.

“Duke filluar nga data e sotme, per 10 dite te gjithe mund te votojne per zgjedhjen e personalitetit te vitit. Mund te vihet direkt prane zyres se informimit te qytetarit ne bashkine e Tiranes per te bere votimin. Votimi eshte e njejta menyre si ajo e viteve te kaluara”, ka deklaruar zedhenesja e bashkise se Tiranes, Belinda Balluku.

Qytetaret do te japin argumentet e tyre perse kane bere zgjedhjen, ndersa me pas, me date 20, do te vendoset se kush jane keto personalitete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA