Parlamenti miratoi pa debate vendimin qe rregullon sesi dhe sa para do te shpenzohen per te mbuluar shpenzimet e transportit per deputetet.
Ky vendim u mor pas hyrjes ne fuqi te ligjit per heqjen e makinave zyrtare per pjesen me te madhe te institucioneve dhe te gjithe administrates, perfshire edhe parlamentin.
Sipas ligjit deputeteve u takonte mesatarisht nje trajtim financiar prej 45 mije leke ne muaj per shpenzimet e transportit.
Bazuar mbi kete percaktim parlamenti ka vendosur si kuote minimale pagesen prej 35 mije leke ne muaj, me te cilen do te trajtohen deputetet e qarkut te Tiranes dhe si kuote maksimale 60 mije leke ne muaj per deputetet e qarkut te Kukesit dhe atij te Vlores, si qarqet me te largeta. Kuvendi i Shqiperise thote se kjo ndarje mund te konsiderohet e drejte dhe e ndershme per trajtimin financiar te deputeteve pas heqjes se makinave.
Sipas qeverise, ne teresi, nese ligji do te gjeje zbatim te plote, buxhetit te shtetit do t’i kursehen 30 milione dollare.
Top Channel