Viti 2010 eshte dekretuar nga presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu si viti i Nene Terezes.

Kreu i shtetit kosovar ka vleresuar se dhenia e cmimit Nobel per Paqen humanistes se madhe tregoi se Nene Tereza i takon gjithe njerezimit.

“Bota na njeh me mire permes Nene Terezes, nga veprimtaria e te ciles duhet te mesojme se si ta duam te gjithe boten”, tha Sejdiu.

Edhe Kisha Katolike e Kosoves ka dhene te njejtin vleresim per Gonxhe Bojaxhiun.

“Falenderoj nga zemra presidentin Sejdiu, qe sot me rastin e ketij solemniteti konfirmoi se Nene Tereza, edhe pse nje murgeshe katolike, nuk eshte nje pasuri e rezervuar”, deklaroi ate Dode Gjergji.

Ne ceremonine e zhvilluar te gjithe te pranishmit vleresuan veprimtarine e murgeshes shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA