Ivanov: Nuk i nenshtrohemi asnje trysnie

10/12/2009 15:45

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka deklaruar se Maqedonia nuk do te perulet para asnje trysnie qe kerkon heqjen dore nga e drejta e identitetit te saj.

Deklaraten e tij presidenti e beri gjate nje fjalimi te mbajtur ne Fakultetin e Juridikut ne Shkup, ku theksoi se identiteti i nje shteti eshte nje e drejte themelore.

“Kjo eshte esenca e te drejtave te njeriut dhe forca njerezore e botes se lire. Vija jone e kuqe ne bisedimet me Greqine nuk del nga nacionalizmi, inati, apo demonstrimi i forces, por del nga perfitimet civilizuese te betejes njerezore per liri”, ka deklaruar Ivanov.

Ai ka shtuar se Republika e Maqedonise nuk do ta ndryshoje Kushtetuten me qellim ndryshimin e emrit te saj dhe nuk do te pranoje asnje zgjidhje qe shkel identitetin kombetar dhe gjuhesor.

Top Channel