GJND, Moska: Presim vendim objektiv
10/12/2009 19:20
Moska zyrtare pret qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise te jape nje vendim objektiv ndaj ligjshmerise se pavaresise se Kosoves.
“Jemi te bindur se gjykata do t’u jape vleresimin e nevojshem argumenteve te te gjithe pjesemarresve dhe do te jape nje vendim keshilldhenes, qe do te sherbeje si udherrefyes ne percaktimin e sundimit te ligjit ne marredheniet nderkombetare”, ka deklaruar perfaqesuesi i Ministrise se Jashtme ruse, Andrei Nesterenko.
Ai ka shtuar se SHBA, Britania, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane e kane kuptuar se e drejta nderkombetare nuk eshte ne anen e tyre dhe per kete duan ta cilesojne shpalljen e pavaresise se Kosoves si nje ceshtje unike.
Top Channel