Britania e Madhe ka mbrojtur pavaresine e Kosoves ne seancen e sotme ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

Perfaqesuesi i Londres ne kete proces, Daniel Betlhem ka hedhur poshte pretendimet e kundershtareve te pavaresise, se shpallja e saj bie ndesh me te drejten nderkombetare.

“Rezoluta 1244 nuk paragjykon statusin e Kosoves dhe rrjedhimisht nuk e ndalon pavaresine. Rusia, Spanja, Rumania, Argjentina dhe Brazili i kane bere nje interpretim te gabuar kesaj rezolute”, ka pohuar Betlhem.

Ai ka theksuar se pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pakthyeshem dhe se tentativat e Serbise per ta delegjitimuar ate jane te kota.

“Serbia deshiron qe ne GJND ta ktheje oren prapa, por ajo nuk mund te kthehet”, ka nenvizuar Betlhem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA