Te ftuar ne Top Story ne Top Channel per te diskutuar 19 vjetorin e pluralizmit politik ne Shqiperi, perfaqesuesi i mazhorances, Arben Imami dhe ai i Partise Socialiste, Pandeli Majko kane debatuar ashper mbi gjendjen aktuale ku ndodhet politika shqiptare sot.
“Nje tubim politik eshte politik, dhe nuk mund te kryehet jashte kontekstit politik. Ata njerez ishin aty per t’i pohuar dhe afirmuar zgjedhjet e lira. Ceshtja e kutive i perket PS-se dhe une nuk jam i gatshem te diskutoj. Kerkesa e pare dhe thelbesore per zgjedhje te lira u realizua. Ne kemi patur mangesi me zgjedhjet e lira te certifikuara nga faktoret nderkombetare”, eshte shprehur Arben Imami.
Nderkaq perfaqesuesi i Partise Socialiste ka paralelizuar mitingun e 8 dhjetorit i cili sipas tij nuk ndryshon me mitingun e Partise se Punes pas hapjes se ambasadave.
“Ne logjiken time, mitingu i 8 dhejtorit nuk perkujtonte asgje. Ka paralele me mitingun e organizuar nga Partia e Punes pas hapjes se ambasadave, kur sheshi u mbush me urdher me te njejtin entuziazem per te denuar ata njerez qe hapen “kutine” per te dale ne perendim. Ironia e sotme eshte se PD, per shume arsye, eshte kthyer ne frenuese, i eshte vene ne diskutim edhe identiteti si parti e se djathtes shqiptare”, deklaroi Majko.
Top Channel