Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni, i cili kryeson delegacionin e Kosoves ne procesin per pavaresine qe po zhvillohet ne GJND, ka deklaruar se pavareisa eshte nje proces i pakthyeshem.

“Askush nuk mund ta anuloje pavaresine e Kosoves”, ka pohuar Hyseni, i cili gjithesesi ka pranuar se procesi ne GJND po ndikon tek njohjet e shtetit te ri.

“Nese qellimi i ketij debati ishte zvarritja e procesit te njohjes se Kosoves, atehere kjo eshte arritur. Neve na vjen keq qe ka ndodhur kjo, por nuk jemi te befasuar nga asnje hap i Serbise”, ka theksuar Hyseni.

Por shefi i diplomacise kosovare ka shtuar me tej se Kosova do te arrije t’i permbushe objektivat e saj, duke u anetaresuar ne te ardhmen ne OKB.

“Asgje nuk do ta pengoje Kosoven qe ne nje kohe te caktuar te behet anetare e Kombeve te Bashkuara dhe askush nuk duhet te dyshoje se ne plan afatgjate ajo do t’i realizoje te gjitha synimet e saj”, ka shtuar Hyseni.

Top Channel