Policia e EULEX eshte ne kerkim te 6 personave, trupat e te cileve nuk jane gjetur ende qe nga tragjedia ne lumin Tisa.

Lajmin e ka bere te ditur zedhenesja e misionit evropian, Christina Herodes, sipas te ciles deri tani jane identifikuar trupat e 10 kosovareve, nga 19 qe ishin ne varke.

“Hetimi eshte perqendruar tek trafiku i qenieve njerezore. Dyshohet qe ne varke te kene qene 19 persona, nga te cilet 16 kane humbur jeten. Deri tani jane gjetur 10 trupa, qe do te thote se 6 te tjere jane ende te pagjetur”, ka deklaruar Herodes.

Top Channel