Greqia ka kaluar fazen me te dhunshme te protestave me rastin e nje vjetorit te vdekjes se studentit Grigoropulos nje vit me pare.

Pas tre diteve dhe neteve te trazuara, Athina ka rene ne gjume pa protesta dhe eshte zgjuar normalisht. Sot jane paralajmeruar protesta me te vogla per lirimin e njerezve te arrestuar.

Bilanci i trazirave eshte dhjetra te plagosur lehte, rreth 1 mije te ndaluar dhe 150 te arrestuar. Policia i konsideroi protestat e diteve te fundit si te parat e perfaqesuara ne nivel global, pasi ne to kane marre pjese te rinj nga 26 vende dhe 4 kontinente.

Top Channel