Pak kush mund te mendonte qe pika me rendesishme turistike ne Kosove, Brezovica, do te kontrollohej nga shteti i Kosoves.

Deri para pak muajsh, kjo pike kontrolli mbikeqyrej nga strukturat paralele serbe, nderkohe qe tani eshte nen kontroll te policise se Kosoves.

Kjo ka hapur rruge qe me lehte te diskutohet edhe per mundesine e privatizimit te kesaj pike turistike. E cila tani shihet si mundesi e mire per hapjen e vendeve te reja te punes dhe zhvillimi ekonomik.

“Ne planin tim per zgjedhjet lokale eshte prioritet qe ne te ardhmen te privatizohet Brezovica. Pasi kjo shkon ne interes te punetoreve dhe qytetareve te Shterpces. Strukturat paralele mua nuk kane c’ka te me bejne nese dal fitues, ata funksionojne ketu por, duhet te funksionojne ne ndonje vend tjeter dhe jo ne objektin e komunes”, ka deklaruar Bratisllav Nikolic, kandidat serb per komunen e Shterpces nga SLS.

Top Channel