Rinisin seancat degjimore per ligjshmerine e pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage.

Gjate seances se sotme, Kina prezantoi e para qendrimet kunder pavaresise se Kosoves. Te njejten gje pritet ta beje edhe Qipro vend anetar i Bashkimit Evropian e cila ben pjese ne peseshen e shteteve te BE-se te cilat nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Nga ana tjeter vendet te cilat po paraqesin sot qendrimet pro pavaresise se Kosoves jane Kroacia dhe Danimarka.

Kroacia eshte i vetmi shtet i ish-Jugosllavise i cili ka deponuar argumentet e veta ne favor te pavaresise se Kosoves ndryshe nga Sllovenia e cila ka derguar deklarate me shkrim.

Keshilltarja e larte ligjore ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe Integrimeve Evropiane te Kroacise, Andrea Metelko Zgombic  pritet t’i thote Gjykates se Hages se Kosova kishte te drejte ne shpalljen e pavaresise dhe akti i shpalljes nuk ka qene ne kundershtim me te drejten nderkombetare.

Qendrimi i Kroacise ka ngjallur reagime te ashpra ne Serbi. Danimarka eshte shteti i fundit qe per diten e sotme e cila do te paraqese argumentet e veta ne favor te ligjshmerise se pavaresise se Kosoves. Ditame e  e nxehte per sa u perket argumenteve pro dhe kunder pavaresise pritet te jete neser, kur ne GJND perballen Rusia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes me qendrime diametralisht te kunderta. 

Top Channel