Ne kliniken infektive te Shkupit, ne Maqedoni, eshte regjistruar viktima e shtate e virusit te gripit te derrit A/H1N1.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave viktima eshte nje 25 vjecar, i cili ishte shtruar ne klinike para 1 jave me simptomat e gripit te derrit.

Sipas burimeve, pavaresisht mjekimit te marre, i riu nuk ka arritur t’iu mbijetoje efekteve te virusit vdekjeprures.

Nderkohe, gjate javes qe sapo lame pas, ne te gjithe Maqedonine jane shtruar ne spitale 140 persona me simptoma te gripit A/H1N1, nje pjese e te cileve jane ne gjendje te rende.

Burimet shtojne me tej se per te parandaluar perhapjen e gripit, ne vend ka filluar procesi i vaksinimit, qe deri tani ka perfshire 1540 persona, prej te cileve 800 punetore te sektorit shendetesor dhe 740 qytetare te thjeshte.

Top Channel