Kryesia e Lidhjes Demokratike te Dardanise mbajti takimin e saj te rregullt nen udheheqjen e kryetarit te saj, akademik Nexhat Daci.

Ne kete takim u diskutua rreth aktiviteteve te LDD-se, si dhe koncentrimit absolut te partise per te mbeshtetur kandidaturat e saja per kryetar te komunes se Vitise, Pejes dhe kandidatit te perbashket ne Mitrovice.

LDD dhe shtabi i saj elektoral shprehen bindjen e tyre se rezultati perfundimtar ne balotazh do te jete ne favor te LDD-se dhe qytetareve te Kosoves ne komunat e lartepermendura.

LDD eshte e bindur se ne komunat e Kosoves te cilat do t’i udheheqe, qytetaret e Kosoves do te shohin nje udheheqje e cila do te jete shembull i funksionalizimit te organeve komunale, ku do te jene te perfshire profesioniste te deshmuar per te realizuar programin e LDD-se ne plotesi, i cili garanton zhvillim te gjitheanshem komunal.

Lidhja Demokratike e Dardanise lavderoi punen dhe aktivitetet e degeve te saj qe kane hyre ne balotazh, te cilat edhe i inkurajoi qe te vazhdojne aktivitetet me te njejten dinamike.

Top Channel