Procesi hetimor ndaj Nazim Bllaces i dyshuar per vrasjet e pas luftes ne Kosove, rrezikon te shpallet i paligjshem sipas Kodit te Procedures Penale.

Kodi Penal parashikon qe cdo veprim hetimor i cili zhvillohet pa perfaqesimin e duhur sic eshte prania e detyrueshme e avokatit mbrojtes, rrezikon qe te gjitha veprimet hetimore te shpallen joligjore. Terheqja e avokatit Haxhi Millaku nga mbrojtja e Bllaces rrezikon qe ky rast te ngelet pa avokat mbrojtes.

Nderkohe, per shkak te rastit te ndjeshem dhe akuzave te renda te Bllaces ndaj personave zyrtare, ka bere qe avokatet kosovare te refuzojne detyren e mbrojtjes. Ne anen tjeter, Nazim Bllaca ka kerkuar nga misionit te Eulex-it t’i caktohet nje avokat nderkombetar.

“Eulex nuk ka avokat nderkombetar dhe ne nuk do te mund te aprovojme nje kerkese te tille. Nuk eshte ne mandatin tone te caktojme avokat mbrojtes”, shprehet kryetarja e Zyres se Gjyqtareve te Eulex-it, Maria Giuliana Civinini. Nderkohe kryetari i Dhomes Ekonomike te Kosoves,  Musa Dragusha thote se nuk mund te detyrohet asnje avokat qe te mbroj rastin Bllaca.

Top Channel