Kryeqyteti grek eshte perfshire serish nga perleshje te dhunshme mes anarkisteve dhe policise. Ne pervjetorin e pare te vrasjes se adoleshentit qe coi ne nje zinxhir ngjarjesh te dhunshme, mijera njerez u mblodhen per te bere homazhe.

Ne prag te 1 vjetorit te vdekjes se 15 vjecarit Aleksandros Grigoropulos, qe u pasua nga trazira te medha per jave te tera, organizatat e majta radikale kane denoncuar shtimin e dhunes edhe pasi ne krye te qeverise erdhi Jorgos Papandreu.

Keto organizata u kane kerkuar studenteve dhe punetoreve t’i japin nje pergjigje ketij represioni. Agjentet kane ndaluar 162 persona, nga te cilet 72 do dalin neser para gjykatesve. Nje pjese e madhe e njerezve jane arrestuar pas mesymjes se nje qendre sociale ne lagjen “Keratsini” ku eshte sulmuar selia e Keshillit Komunal.

Incidente te tjera kane ndodhur edhe ne lagjen “Exarchia” ku disa grupe te rinjsh sulmuan policine. Mes te arrestuarve jane edhe tre emigrante shqiptare.

Nderkohe, qeveria ka premtuar se nuk do dhunoje asnje te drejte civile, protestuesit ankohen per hipokrizi nga ana e ekzekutivit te Athines dhe nje shtetrrethim te paprecedente te kryeqytetit.   

Top Channel