Ne Kosove nisi fushata zgjedhore per raundin e dyte te zgjedhjeve lokale ne 21 komuna. Lidhja Demokratike e Kosoves e cila garon ne 12 komuna per balotazh e deklaroi te hapur fushaten me nje konference shtypi ne mesnate, pra sapo kishte hyre data 5 dhjetor.
 

Zyrtare te kesaj partie njoftuan se shtabi elektoral i LDK-se  eshte shperndare ne tri rajone, ne Prishtine per te mbuluar Lipjanin dhe Obiliqin ne Gjilan per qytetin e Gjilanit, Kamenicen dhe Vitine dhe ne Prizren ku do te mbulohen Prizreni, Juniku, Dragashi Malisheva dhe Rahoveci.

Partia Demokratike e Kosoves garon per raundin e dyte te zgjedhjeve  ne 17 komuna, ne 12 prej tyre PDK ishte ne avantazh gjate raundit te pare.

Partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e nis garen per balotazh ne  Suhareke dhe ne Vushtrri. Ne te dy komuna gara zgjedhore zhvillohet ne mes te PDK-se dhe AAK-se.

Ne gare per raundin e dyte te zgjedhjeve eshte edhe lidhja demokratike e Dardanise kandidatet e se ciles garojne ne dy komuna dhe Aleanca Kosova e Re e cila synon te fitoje ne komunen e Kamenices.

Top Channel