Kosor: Kroacia ne BE, ne vitin 2012

05/12/2009 15:10

Kryeministrja kroate Jadranka Kosor ka deklaruar se Kroacia do te anetaresohet ne Bashkimin Evropian ne vitin 2012.

Sipas Kosor, diten e hene Unioni do te arrije marreveshjen per t’i dhene driten jeshile vendit ballkanas.

Kosor ka theksuar se presidenca Suedeze e BE ka vleresuar se ka ardhur momenti qe te nise perpilimi i projekt-marreveshjeve per anetaresimin e Kroacise.

Por para ministrave te Jashtem te vendeve anetare mund te flase edhe kryeprokurori i gjykates se Hages, Serge Brammertz, i cili do te beje nje permbledhje te marredhenieve me Zagrebin.

Top Channel