Deputeti i parlamentit te Kosoves, Gani Geci u akuzua te shtunen per vrasje, nje jave pasi ai beri te njejten gje ndaj zyrtareve te larte shteterore.

Sanije Rexha, bashkeshortja e njerit prej ish komandanteve te UCK-se ne Drenice, Abedin Rexha, akuzoi Gecin se i ka vrare burrin ne vitin 1998.

Rexha thote se ka bere padi ne EULEX, megjitese nje kohe te gjate ka dashur te beje gjyqin vet.

“Me 30 nentor 2009 kam paraqitur padi prane EULEX-it per vrasjen e bashkeshortit tim qe kete akt kriminal e ka kryer Gani Geci. Deri vone e kam pasur qellimin qe kete denim t’ja jap vet… ta vras publikisht, kete e pranoj hapur”, eshte shprehur ajo.

Nese e kam vrare, e kam bere ne vetmbrojtje, thote Gani Geci ne reagimin e menjehershem qe beri ne ndertesen e parlamentit te Kosoves.

“Une jam mbrojtur dhe nuk e di a jam une apo shoket e tyre, sepse shoku i tij qe gjithashtu ka gjuajtur ne drejtimin tim ka qene para tij. Pra aty eshte gjuajtur nga te gjitha anet dhe nuk dihet nga kush eshte marr plumbi. (A keni shti edhe ju?) Qysh s’kam shti… kam shti edhe me dy duar bile”, pohoi Geci.

Deputeti i LDD-se prezantoi deklarata te shkruara me dore te personave qe sipas tij kane qene ne dijeni per tentativat per vrasjen e tij.

Sanije Rexha akuzoi Gecin se ishte anti UCK-se, ndersa Geci shkoi edhe me tej duke thene se SHIK-u urdheroi vrasje te njerezve te afert me Ibrahim Rugoven dhe se aktiviteti i saj ishte i shtrire edhe ne Shqiperi.

Sanije Rexha kerkoi nga institucionet e Kosoves qe te ndermerren masa ndaj Gecit pasi qe ajo mendon se nje kriminel nuk duhet te kete vend ne parlamentin e Kosoves.
 

Top Channel