Trajkovic perjashtohet nga Keshilli Serb

04/12/2009 09:20

Liderja e serbeve te Kosoves, Rada Trajkovic eshte perjashtuar nga Keshilli Nacional Serb per shkak se iu ka bere thirrje serbeve te Kosoves te marrin pjese ne zgjedhje lokale te 15 nentorit.

Me kete vendim duket se fillon jetesimi i kercenimeve te Beogradit se serbet qe marrin pjese ne zgjedhjet e Kosoves do te ndeshkohen.

Trajkovic ka deklaruar per mediat e Kosoves se vendimi i tille eshte jolegal per shkak te pjesemarrjes se ulet te perfaqesuesve serbe ne mbledhjen kur u mor vendimi.

Sipas Trajkovic mospjesemarrja ne kete mbledhje e serbeve te veriut dhe disa pjeseve tjera te Kosoves perben nje falsifikim klasik.

Nje gje qe ka shqetesuar mjeken serbe e cila sherben ne spitalin e Gracanices eshte pjesemarrja e Peshkopit serb, Artemie ne mbledhjen kur u vendos perjashtimi i saj nga Keshilli Nacional Serb.

Nderkaq, politikan serbe qe kane pershendetur vendimin arsyetojne ate se pjesemarrja e serbeve ne zgjedhje nenkupton edhe pranimin e shtetit te Kosoves. Megjithate, Rada Trajkovic beson se vendimi per perjashtimin e saj nga KNS do te hidhet poshte.  

Top Channel