Ne procesin per legjitimitetin e pavaresise se Kosoves qe po zhvillohet ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise do te deshmojne sot Bolivia, Brazili, Bullgaria dhe Burundi.

Me deshmine e ketyre vendeve, qe nuk e kane njohur shtetin e ri, seanca e sotme do te mbylle edhe javen e pare te procesit.

Javen e ardhshme seancat do te rinisin me qendrimet e Kines dhe Qipros, qe jane skeptike ndaj pavaresise, si dhe me qendrimet e Kroacise dhe Danimarkes, qe e kane njohur ate.

Ndersa te marten, me 8 dhjetor do te deshmojne Shtetet e Bashkuara, mbeshtetesi me i fuqishem i Kosoves, si dhe Rusia, kundershtarja me e fuqishme e pavaresise.

Top Channel