Nishani: “Antimafia”, ligj shume i mire

04/12/2009 00:00

Ne fjalen e tij ne Top Show ministri i Drejtesise, Bujar Nishani duke mbrojtuar ligjin antimafia te miratuar ne seancen plenare te dites se enjte nga Kuvendi, u shpreh se per te vleresuar nese ligji eshte me i miri i mundshem duhen pritur rezultatet e tij.

“Per te arritur ne konkluzione qe eshte ligji me i mire i mundshem duhet te presim rezultatet e tij, pavaresisht besimit qe ne si pjese hartuese dhe miratuese e ketij ligji besojme plotesisht qe eshte shume i mire. Fakti qe perfaqesues te opozites jane jokorrekt, ka shqetesim dhe ka nje arsye te vetme eshte fakti qe deputetet nuk jane ne parlament, nuk jane ne komision, nuk kane marre draftin, nuk e kane lexuar, nuk kane qene pjese e debatit, por nisen dhe bejne opoziten mbi bazen e muhabeteve te kafeneve”, ka nisur fjalen e tij ministri i Drejtesise, Bujar Nishani.

Me tej zoti Nishani shtoi se ligji nuk ka si objekt asetet dhe pasurite e qytetarit, por te grupeve kriminale dhe te personave qe jane nen hetim.

“Fryma e ligjit dhe ligji ne teresi nuk i drejtohet pasurise se qytetarit, qofte ky ne posedim te larte te nje pasurie ekonomike. Ligji ka funksionuar ne nje forme, drejtohet teresisht ndaj individeve apo grupeve te individeve qe perfshihen ne veprimtari kriminale dhe pasurite qe ata posedojne jane te pajustifikuara me jeten normale qe ata bejne. Keto asete jane perfituar prej veprimtarise kriminale, menjehere kalojne ne konfiskim te tyre. Objekti i ligjit eshte veprimtaria e grupeve kriminale”, shtoi Bujar Nishani.

Per ministrin e drejtesise vendimi unifikues i Gjykates se Larte i hoqi mundesine prokurorise dhe gjykatave per te bllokuar apo konfiskuar pasurine e nje personi apo grupi personash te cilet ndodhen nen hetim dhe dyshohen per veprimtari kriminale.

“Vendimi unifikues i Gjykates se Larte solli qe grupe kriminale mund te posedojne pasuri dhe prona dhe as prokuroria e as gjykata nuk mund te bllokojne keto pasuri. Te gjithe grupet kriminale zoterojne pasuri marramendese dhe nuk kane asnje biznes te ligjshem, te gjitha keto pasuri jane nje aset i fuqishem per te mbeshtetur tentativat e ketyre individeve per t’i shpetuar gjykimit te drejte te ketyre individeve. Kur flasim per mafian dhe krim organizuar jane nje sfide reale ne Shqiperi. Por jemi te ndergjegjshem sepse kemi pare dhe shohim grupet e strukturuara kriminale qe percaktohen ne kod si te organizuar. Pasurite e vendosura prej krimit riciklohen duke zgjeruar veprimtarine kriminale. Pavaresisht se procesi i hetimit kundrejt personit vazhdon, pasuria e tij behet objekt hetimi mbi bazen e kodit civil dhe jo atij penal”, deklaroi ministri Nishani

Top Channel