Kosove, BE modernizon pikat kufitare

04/12/2009 14:10

Me financimin e Bashkimit Evropian, ne piken doganore te Gllobocices, qe lidh Kosoven me Maqedonine, ka perfunduar sot ndertimi i qendres policore kufitare.

Ndertesa ne fjale, kostoja e te ciles eshte rreth 500 mije euro, ishte dicka emergjente pasi agjentet e policise ne kete pike me pare punonin ne konteinere.

Ndertesa moderne eshte sipas standarteve evropiane dhe agjentet e policise kufitare do te kene mundesi te kryejne punen e tyre me aparatura bashkekohore.

Nderkohe, pjesa tjeter e fondit te BE do te shkoje per ndertimin e nje ndertese analoge ne piken kufitare te Hanit te Elezit.

Top Channel