Itali, i penduari: Mafia, pakt me Berlusconi-n

04/12/2009 13:40

Nje nder proceset me te rendesishme gjyqesore po zhvillohet ne Torino te Italise, permes te cilit mund te hidhet drite mes aferave te shtetit me mafian siciliane.

Nje mafioz i penduar, Gaspare Spatuzza ka permendur ne sallen e gjyqit kryeministrin Berlusconi dhe krahun e djathte te tij, senatorin Marcello Dell Utri.

Duke cituar ish-bosin e tij Giuseppe Graviano, Spatuzza ka sqaruar rolin e politikaneve. “Graviano me tha se, kishim arritur te fitonim gjithcka fale seriozitetit te ketyre personave. Ai me permendi emrat e dy personave, te Berlusconi-t dhe Dell Utri-t”, ka deklaruar Spatuzza.

Por Berlusconi, ne nje reagim te tijin i ka hedhur poshte keto akuza, duke deklaruar se qeveria e tij ka qene ajo qe ka luftuar me shume mafian.

Ndersa senatori Dell Utri eshte shprehur se akuzat ne fjale jane nje tentative e Cosa Nostra-s per te rrezuar qeverine. Ai ka deklaruar se nuk eshte takuar kurre me bosin e familjes se Brancacio-s, Giuseppe Graviano.

Top Channel