Deshmite e shteteve per apo kunder pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage kane vazhduar edhe sot.

Bolivia dhe Brazili folen hapur kunder pavaresise se Kosoves, nderkaq Bullgaria vleresoi se shpallja e Kosoves shtet nuk shkel te drejten nderkombetare. Sipas perfaqesuesit te Ministrise se Puneve te Jashtme te Bullgarise, Zlatko Dimitrov, mevetesimi i Kosoves eshte episodi i fundit i shperberjes se Jugosllavise.

Deshmia qe habiti te gjithe ne seancen e sotme te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ishte ajo e Burundit. Ky shtet pritej se do fliste kunder pavaresise se Kosoves, mirepo profesori i angazhuar nga Burundi, Zhan Des Premont, ka thene se pyetja e shtruar nga gjykata, nese pavaresia e Kosoves eshte e ligjshme nuk ka kurrfare kuptimi. Sipas profesor Premont, cfardo qe te jete vendimi, ai nuk do te kete kurrfare ndikimi per Kosoven.

Neser dhe pasneser gjykata ka pushim. Nderkohe qe te henen do te deshmojne Kina, Qipro, Kroacia dhe Danimarka. Dita me interesante do te jete e marta, kur argumentet i ballafaqojne SHBA dhe Rusia. Njera pro e tjetra kunder pavarsise se Kosoves.

Top Channel