Kryeministri Sali Berisha kerkon qendrimet me ndeshkuese ndaj dhunes ne familje, ndersa shprehu shqetesimin se Shqiperia nuk ka kuader ligjor per denimet me te rrepta per autoret.
Duke folur ne nje seminar me teme dhunen ndaj gruas, shefi i qeverise theksoi se ky fenomen nuk ka marre pergjigjen e duhur shoqerore dhe zyrtare.
“Nuk kemi nje opinion te fuqishem shoqeror kunder dhunes ne familje. Nuk kemi promovim te prere te shoqerise kunder saj, nuk kemi ligje te denimeve te rrepta. Nuk duhet te kemi ndrojtje ne trajtimin e kesaj ceshtjeje, sepse dhuna ne familje nuk mund te luftohet as duke u fshehur dhe as duke u zvogeluar”, u shpreh Berisha.
Kryeministri kerkoi nga shoqeria qe te percmoje, te ndeshkoje, te perbuze modelin e dhunes familjare, sepse ky eshte kusht per cdo shoqeri te qyteteruar.
Top Channel