BE pret qe Beogradi te ofroje nje bashkepunim te mire me Prishtinen, pavaresisht se vazhdon te mos njohe pavaresine e Kosoves.

Qendrimi i Brukselit zyrtar eshte bere publik nga kreu i delegacionit te BE-se ne Beograd, Vincent Degert.

“Ajo qe pritet eshte nje bashkepunim i mire, nje debat politik. Ne kerkojme bashkepunim per ceshtjet sociale dhe ekonomike”, ka pohuar Degert.

Diplomati evropian ka shtuar se Kosova dhe integrimi i Serbise ne BE jane dy procese paralele per faktin se Kosoven e kane njohur 22 nga 27 vendet anetare.

Top Channel