Brammertz: Serbia po rrit bashkepunimin me Hagen

04/12/2009 09:45

Kryeprokurori i gjykates se OKB-se per krimet e luftes, Serge Brammertz ka deklaruar se bashkepunimi i Serbise me gjykaten e Hages po shenon progres.

Megjithate, ne raportin e tij para Kombeve te Bashkuara, Brammertz tha se serbia duhet te vazhdoje kerkimet per te arratisurit.

Ata jane lideri i paraushtarakeve serbo-boshnjake Ratko Mlladic dhe Goran Hadzic, i cili kerkohet per krime lufte te kryera ne Kroaci.

Beogradi shpreson se me kete raportim pozitiv do te hiqen pengesat ne rrugen e Serbise drejt Bashkimit Evropian.

Bisedimet per anetaresimin ngrine vitin e kaluar pasi qeveria holandeze kerkoi kapjen e dy te shumekerkuarve.

Qeveria serbe e ka pritur ne ankth raportimin e fundit te kryeprokurorit Brammertz, duke shpresuar se ai do te paraqiste nota pozitive para Kombeve te Bashkuara.

Top Channel